Statistikat e vdekjeve në 2021, në Kosovë burra vdiqën më shumë se gra

Statistikat e vdekjeve në 2021, në Kosovë burra vdiqën më shumë se gra

23:33, 19/01/2022

Nga janari e deri në muajin nëntor të vitit 2021 kanë vdekur 13 mijë e 254 qytetarë, 7 mijë e 351 prej tyre ishin burra dhe 5 mijë e 903 gra.

Kjo është bërë e ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Muaji me numrin më të madh të vdekjeve ka qenë shtatori. Në këtë muaj, sipas statistikave të ASK-së, kanë vdekur 1598 persona.

ASK nuk ka publikuar vetëm numrin e të vdekurve në muajin dhjetor.

Në janar të 2021-ës kanë vdekur 1 mijë e 432 qytetarë. Në muajin shkurt kanë vdekur 1 mijë e 127 qytetarë të Kosovës, ndërsa në mars kanë vdekur 1 mijë e 535.

Po sipas këtyre statistikave, në muajin prill kanë vdekur 1 mijë e 505 persona.

Në maj kanë vdekur 1 mijë e 78 persona, kurse në qershor kanë vdekur 890.

Në korrik janë shënuar 862 vdekje, kurse në muajin gusht kanë vdekur 1 mijë e 363.

Në shtator kanë vdekur 1 mijë e 598, në tetori 993 dhe në nëntor kanë vdekur 871.

Kjo është tabela e të dhënave e publikuar nga ASK:

Nga këto statistika rezulton se numri i vdekjeve natyrale është më i madh se numri i vdekjeve nga pandemia.

Në Kosovë që nga marsi i vitit 2020 kur u shfaqën rastet e para me Covid-19 kanë vdekur 2 mijë e 995 persona prej këtij virusi. Ndërsa, numri i përgjithshëm në vitin 2020 ka qenë 14 mijë 489 vdekje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco