I pret gjoba nga 200 euro secilin, 26 veta bënë qejf në lokal

I pret gjoba nga 200 euro secilin, 26 veta bënë qejf në lokal

21:18, 29/12/2021

Policia ka arrestuar të martën 26 persona në një lokal në Gjakovë, pasi gjatë kontrollit në një lokal janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 9 fishekë dhe një sasi e vogël e substancave të dyshuara narkotike.

Pjesëmarrësit që ishin në këtë lokal thonë se janë mbledhur vetëm për qejf, pasi kishin pasur edhe disa shokë mysafirë.

“Jemi mbledhur me shokë, me shoqëri, na kanë ardhur prej Deçanit për festën të Krishtlindjes, pra për qejf kanë ardhur. Jemi të vetëdijshëm që e kemi thyer rregulloren e pandemisë”.

Kjo nuk është hera e parë, që persona të përbashkët mblidhen këtu në lagjen Vesli Klark, në Gjakovë, por me ardhjen e kurbetqarëve, organizimet e tilla i kanë shpeshtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco