Rizvanolli: S’po di qysh me iu përgjigjë – Krasniqi: Ti s’po di as si ministre me punu, veç po e provon

Rizvanolli: S’po di qysh me iu përgjigjë – Krasniqi: Ti s’po di as si ministre me punu, veç po e provon

12:46, 28/12/2021

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka reaguar ministres së Ekonomisë e cila në seancën ku po diskutohet për gjendjen e jashtëzakonshme me energjinë tha se kritikat e deputetëve janë kontradiktore dhe nuk po din si t’iu përgjigjet.

Për këtë Krasniqi tha se ministrja Rizvanolli nuk po di as se si ta kryej punën e saj si ministre.

“Ministrja e nisi shumë mirë fjalën e saj në Kuvend. Tha nuk po di ka me ja nis. Realisht ti edhe detyrën e ministres nuk po dinë qysh me ba veç je ka provon, njëjtë edhe si shumica e kësaj Qeverie. Nuk e keni idenë se çka është detyra dhe përgjegjësia jote. Nuk je ka e kupton as thelbin e problemit por je ka e provon. Derisa je duke provuar me e krye punën tënde, njerëzit janë në të ftohët dhe në terr”, ka thënë Krasniqi.

Ai tutje ka kërkuar nga kryeministri e ministrja të tregojnë nëse janë pro rritjes së çmimit të rrymës.

“Na e boni të qartë a jeni pro rritjes së çmimit të rrymës apo jeni kundër tregoni drejt”, ka thënë Krasniqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco