Vëllai i deputetit të VV-së e quan 'maxhup' nënkryetarin e PAI-së

Vëllai i deputetit të VV-së e quan 'maxhup' nënkryetarin e PAI-së

12:43, 28/12/2021

Gjatë ditës së djeshme u raportua se Partia e Ashkalinjëve për Integrim e ka prishur koalicionin qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje.

Krejt kjo marrë shkas nga një status në Facebook i nënkryetarit të  këtij subjekti politik, Gani Elshani.

“Njoftim : Për elektoratin e Partisë së Ashkalive për Integrim .Prishet kualicioni PAI me VV në nivel qëndror .Largohën nga detyra zv.ministri dhe Këshilltarët”, shkroi ai në statusin i cili pasi u bë lajm në media, vendosi ta fshijë.

Naim Uka, vëllai i deputetit të VV-së, Fitim Uka e ka komentuar këtë situatë në rrjetet sociale.

Madje, në disa komente që ka bërë, ai i ka quajtur “maxhup” nënkryetarin e PIA-s.

“Po e shkarkojkan atë maxhupin, veq për inati që tka mashtru ty hahah”, thuhet në komentin e tij në  Facebook.
Image

Kryetari i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Hetem Arifi po gjatë ditës së djeshme ka demantuar njoftimin e zyrtarit të kësaj partie, Gani Elshani se ky subjekt politik ka dalë nga koalicioni qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco