Dardan Molliqajt i vjen një ftesë nga Policia e Kosovës

Dardan Molliqajt i vjen një ftesë nga Policia e Kosovës

12:31, 28/12/2021

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka marrë ftesë nga Policia e Kosovës për të dorëzuar dyshimet dhe pyetjet që i kanë  ngritur në konferencë për media në lidhje me rënien e dyshimtë të Bllokut A3 dhe A5.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Molliqaj përmes një shkrimi në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Ftesë nga Policia e Kosovës
Sot, kam pranuar ftesë nga Policia e Kosovës, gjegjësisht Departamenti për Krime dhe Korrupsion, për të dorëzuar dyshimet dhe pyetjet që i kemi ngritur në konferencë për media në lidhje me rënien e dyshimtë të Bllokut A3 dhe A5.
Ftoj të gjithë njohësit e fushës së energjisë, secilin punëtor të KEK dhe KEDS dhe çdo qytetar që mund të ketë informata shtesë në lidhje me këtë çështje dhe çështje të tilla që t'i dorëzojë tek unë. Nesër, gjatë ditës, gjetjet tona do t'i dorëzojmë në Polici.
Kërkesës tonë për hetim, transparencë, llogaridhënie dhe vendosje të drejtësisë duhet të shkojë deri në fund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco