Rizvanolli-opozitës: Kritikat e juaja shumë kontradiktore, s’po di se në cilën me u përgjigj edhe qysh

Rizvanolli-opozitës: Kritikat e juaja shumë kontradiktore, s’po di se në cilën me u përgjigj edhe qysh

12:29, 28/12/2021

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli u është kundërpërgjigjur kritikave të opozitës për vonesë të reagimit ndaj krizës energjetike në Kosovë. Deklaratat e tyre ministrja i ka quajtur kontradiktore, teksa tha se nuk po di se cilës kritikë me iu përgjigj fillimisht.

“Kritikat e juaja janë shumë kontradiktore. Nuk po di se në cilën me u përgjigj edhe qysh. Njëri thotë efektet e vendimit që i keni marrë nuk po shihen në terren e tjetri thotë se po i  legjitimoni ato që veç i keni marrë. Njëri thotë ZRRE po e falimenton KEDS-in, tjetri thotë pse po i subvencionin, tjetri thotë shumë mirë që po i subvenciononi është dashur me i subvencionu moti. Nuk po e di se ka me fillu por po e provojë”, ka thënë ajo.

Ajo hodhi poshtë çdo pretendim që kryeministri, ministri apo dikush tjetër kanë ndërhyrë në KEK.

Rizvanolli tha se një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë.

“Nëse mendon që kryeministri, ministri apo dikush tjetër ka shkuar dhe i ka thënë KEK-ut hyrë në remont në këtë muaj ose mos hi në këtë ditë qoftë për ‘Kosovën A’ verës që u përmend, qoftë për ‘Kosovën B’, kjo nuk është e vërtetë”, ka deklaruar Rizvanolli.

Ministrja ka përmendur edhe liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, që sipas saj e ka dëmtuar edhe më shumë sektorin e energjisë.

“Sikur të ishte liberalizimi i tregut që e keni ndaluar situata do të ishte krejt tjetër. Është e vërtet se kish qenë, sepse tani do të ishin në treg 80 firma të liberalizuar që do të ishin të detyruar që ta paguajnë rrymën deri në 500 euro për MË në orë”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, ajo tha se Kosova nuk ka qenë ndër vendet e para që e kanë sjell krizën energjetike. Një gjë e tillë sipas saj, ka ndodhur më herët në rajon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco