Arben Gashi: Ndoshta kjo qeveri e zgjidh krizën energjitike me importimin e kriminelëve nga Danimarka

Arben Gashi: Ndoshta kjo qeveri e zgjidh krizën energjitike me importimin e kriminelëve nga Danimarka

12:28, 28/12/2021

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka folur në lidhje me krizën energjitike në vend.

Gashi me ironi ka thënë se ndoshta kjo Qeveri mund ta zgjidhë problemin me energjinë me importimin e kriminelëve nga Danimarka.

“Kriza energjitke në të cilën gjendet vendi më së miri shpjegohet me mënyrën si bëhet seanca sot. Ftuesi i senacës nuk del me i sqaru opinionit se pse e ka ftu këtë seancë. Për ta marrë Qeverinë, Kryeministri i sotëm tha se gjithçka ishte terr, e kur e ka ba vendin terr thotë se gjithçka është dritë. Kjo Qeveri gjithçka i tha jo gjithçka, gazit, paneleve diellore etj.Ndoshta kjo Qeveri mund ta zgjidhë problemimin e enrgjisë me importimin e kriminelëve nga Danimarka, ndoshta fajtore për këtë krizë energjitike janë edhe sindikatat” tha me ironi Gashi në fjalën e tij në Kuvend

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco