Gazetari 'godet' qeveritë e haraçit dhe korrupsionit: Ata që e shitën distribucionin për 26 milionë euro, duhet të ishin në burg

Gazetari 'godet' qeveritë e haraçit dhe korrupsionit: Ata që e shitën distribucionin për 26 milionë euro, duhet të ishin në burg

20:03, 26/12/2021

Gazetari Enver Robelli po vlerëson se ata që duan ta ndalojnë me qorrferman kritikën ndaj qeverive të mëhershme dështake, janë të pikëlluar për ndryshimet politike të 14 shkurtit, shkruan Syri.net Kosova. 

"Pa krimet dhe korrupsionin galopant të qeverive të mëparshme, 14 shkurti s'do kishte ndodhur, së paku jo në këtë përmasë. Kaq e thjeshtë është kjo punë.", ka shkruar ai në reagim.

Derisa sipas tij, sa i përket energjisë: për të dalë nga ky dimër, qeveria duhet të blejë energji. Duhet të ndajë para nga buxheti. Kjo është e tmerrshme, sepse me para të njerëzve të varfër të Kosovës mbushen xhepat e familjarëve të një politikani turk, të lidhur ngushtë me krerët e regjimit të rrëzuar kosovar. Por s'ka rrugë tjetër sivjet. 

"Në situata emergjente duhen zgjidhje emergjente! Në të njëjtën kohë qeveria URGJENTISHT duhet të zhvillojë strategji për sigurinë energjetike. Për këtë duhet folur menjëherë me investitorë e ekspertë ndërmarrjesh gjermane, amerikane, zvicerane, suedeze...", ka shtuar Robelli mes tjerash.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco