Prokuroria konfirmon se ka ngritur aktakuzë ndaj 5 personave, për rastin e 2 fëmijëve të mbytur në gropë!

Prokuroria konfirmon se ka ngritur aktakuzë ndaj 5 personave, për rastin e 2 fëmijëve të mbytur në gropë!

23:14, 24/12/2021

“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar një dokumentar për rastin e dy fëmijëve të mbytur në një gropë në lagjen Kolovica të Prishtinës, 6 vite më parë.

Fëmijët Florent dhe Florentina Mramori vëlla e motër, njëri i moshës 11 e tjetri 13 vjeçare e kishin humbur jetën në mënyrë tragjike në një gropë të hapur kohë më parë, e cila ishte shfrytëzuar nga disa kompani private për të marrë zhavorin.

Quditërisht për rastin përgjegjesinë nuk e ka marrë askush as rreth 6 vite më vonë.

Pak kohë para publikimit të dokumentarit, Prokuroria Themelore në Prishtinë është përgjigjur në pyetjet e adresuara nga Expose dy ditë më parë dhe ka konfirmuar se është ngritur aktakuzë ndaj pesë personave, për veprën penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 29.10.2020, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.M., S.B.,I.K., S.B., dhe M.J., në drejtim të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, nga neni 365 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 6 dhe 9 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit, aktakuzën e ka proceduar në gjykatën kompetente për trajtim të mëtejmë”, ka njoftuar Laureta Ulaj Zyrtare për Informim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco