Kurti në fillimvit mban zgjedhjet e brendshme të partisë

Kurti në fillimvit mban zgjedhjet e brendshme të partisë

12:25, 19/12/2021

Në fillim të vitit 2022, Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë zgjedhjet e brendshme të partisë. Kjo vjen pas rezultatit të zgjedhjeve lokale, ku subjekti që udhëheq në nivel qendror ia doli të fitojë vetëm katër komuna, dhe humbi dy të mëdha, Mitrovicën e Prizrenin.

Qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë ditës së shtunë kanë mbajtur një mbledhje, në të cilën ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Siç u bë e ditur në një komunikatë për media, në këtë mbledhje u vendos që zgjedhjet e brendshme të partisë të mbahet në fillim të vitit 2022.

Kjo vjen vetëm pak muaj pas zgjedhjeve lokale, në të cilat Lëvizja Vetëvendosje doli humbëse.

“Në mbledhjen e përbashkët me qendrat u fol edhe për zgjedhjet e brendshme të cilat do të rinisin në fillimvitin që po vjen, të cilat ishin ndërprerë për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Të gjitha qendrat ishin njëzëri dakord për të filluar procesin e brendshëm zgjedhor prej nga do të dalim edhe më të fuqishëm edhe më të organizuar. Mbështetjes dhe rritjes së madhe të LV-së duhet t’ja mbështesim një organizatë edhe më të forte”, u bë e ditur në një komunikatë për media.

Në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 17 tetor, dhe balotazhin më 14 nëntor, LVV ia doli të fitojë vetëm katër komuna: Gjilan, Kamenicë, Shtime dhe Podujevë.

Ky subjekt humbi dy komuna të mëdha, Mitrovicën e Prizrenin.

Veç kësaj, LVV-ja nuk arriti ta fitojë as Prishtinën, pavarësisht kandidaturës së Arben Vitisë, i cili la postin e Ministrit të Shëndetësisë për t’i grumbulluar më shumë vota partisë në kryeqytet.

Lidhur me humbjen në zgjedhjet lokale, Kurti e kishte pranuar se partia të cilën e udhëheqë ka “defekte të brendshme”, por edhe një herë, kryeministri kishte fajësuar kundërshtarët politikë duke thënë se i janë bërë  të gjithë bashkë kundër atij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco