Mendimtarët e Vetëvendosjes shpjegojnë debaklin në zgjedhjet lokale

Mendimtarët e Vetëvendosjes shpjegojnë debaklin në zgjedhjet lokale

14:37, 15/11/2021

Humbja e Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale po arsyetohet nga aktivistët e saj.

Është Hysemdin Feraj dhe Boiken Abazi që po dalin me deklarata se pse ndodhi e gjithë kjo.

Boiken Abazi ka deklaruar se “në Prishtinë e Prizren ka fituar bashkimi i reaksionit kundër Lëvizjes.”

Abazi beson që kandidatët e kësaj partie ishin “me parime etike politike më të shëndosha se kundërkandidatët” derisa nuk merret fare me programet që ofruan.

Më tej, ai shprehet se Kosova vazhdon të jetë e rrezikuar nga “synimet ekspansioniste të Serbisë dhe pabarazitë e brendshme socio-ekonomike”, përcjell Periskopi.

Sidoqoftë, ai arrin të japë një lloj kritike për partinë së cilës i përket.

Në anën tjetër është Hysmedin Feraj ku shprehet se zgjedhësit në Kosovë nuk e ndëshkuan arrogancën në nivel nënrepublikan, sepse në shumicë u votua për arrogancën më të madhe e më jetëgjatën: atë të regjimit të vjetër.

“Nuk kemi qenë të vjedhur, por të grabitur. Sepse hajni ka frikë se mos kapet, ndërsa grabitësi merr me forcë (institucionale-shtetërore) atë që dëshiron. Haraçet, korrupsioni dhe shtija e territoreve të republikës, vetes dhe shteteve fqinj, nuk u bënë hajnisht por dhunshëm, me dhunën e shumicës.

Në shumicë u votua arroganca e korrupsionit, kundër arrogancës së antikorrupsionit.

Arrogancë për arrogancë, u parapëlqye ajo më e madhe, ajo e ushtruar nga mjeshtrit e saj.

Arroganca mbrëmë hodhi vallen e fitores dhe pëlqimit masiv të saj!

Votuesi në Kosovë e fal arrogancën, me kusht ëë të jetë vërtetë arrogancë!” është shprehur Feraj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco