Pasi ia mori 'Lutës' Gjilanin, Alban Hyseni lajmërohet në Facebook

Pasi ia mori 'Lutës' Gjilanin, Alban Hyseni lajmërohet në Facebook

20:55, 14/11/2021

Fituesi i Gjilanit, Alban Hyseni është lajmëruar në rrjetet sociale, shkruan Syri.net Kosova.

"E kemi nisë këtë fushatë me bindjen se do sjellim një ndryshim historik në Gjilan. E ne, ia dolëm. Na motivoi Gjilani i lënë për shumë vitë në harresë, e tash kjo kohë ka marrë fund. Çdo problem që është shkaktu tash e sa vite ka një zgjidhje, e çdo kohe pas lënies në harresë e humbjes së shpresës, i vjen dita e ndryshimit, dita e lulëzimit të fitores së re. Ju e dëshmuat se ndryshimi jeni ju, e vetmja që na duhet tash është durimi që bashkërisht të i ndërtojmë ditët e mira.", ka shkruar Hyseni mes tjerash.

"Jemi të sigurtë në projektet e programet që i kemi, e që bashkë t’ia nisim rrugës për ngritjen  e përfundimin e tyre. Ne nuk kemi premtuar të pamundurën, ne nuk premtojmë gjëra të parealizueshme. Ne kemi premtuar të pamundurën që shohim sot, por që e kthejmë në realitet, me shumë punë e përkushtim. Nuk ka më pritje, tash e tutje të ardhmen e ndërtojmë bashkë.".

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco