VV nuk i largon posterët për votimin e Vitisë të vendosura përballë qendrës së votimit

VV nuk i largon posterët për votimin e Vitisë të vendosura përballë qendrës së votimit

08:20, 14/11/2021

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, të cilat po zhvillohen sot, partia më e madhe në vend nuk po respekton plotësisht heshtjen zgjedhore.

Vetëvendosje e cila në kuadër të degëve të saj ka një zyre shumë afër qendrës së votimit në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë.

Por, as në ditën e zgjedhjeve nuk është kujdesur që të mbulojë logon e partisë, numrin e kandidatit apo edhe posterët e formatit të madh, në të cilët bëhet thirrje për të votuar kandidatin e kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, shkruan lajmi.net.

Ndryshe Ligji për Zgjedhjet e ndalon vendosjen e posterëve të kandidatëve dhe partive në afërsi të qendrave të votimit.

Ndërsa sot në 21 komuna të vendit po mbahet balotazhi, për të zgjedhur kryetarët për një mandat 4 vjeçar e të cilët nuk u arrit të zgjidhen më 17 tetor. /Lajmi.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco