Gjakova përballet me probleme të rrymës në kohë zgjedhjesh

Gjakova përballet me probleme të rrymës në kohë zgjedhjesh

07:23, 14/11/2021

Në shumë pjesë të Gjakovës ka probleme me rrymë.

Kështu ka raportuar gazetarja, Hana Selimi, e cila nga shkolla “Yll Morina” tha se ka rreth një orë që në këtë qendër të votimit, nuk ka pasur energji elektrike.

Pavarësisht kësaj, rryma nuk ka penguar procesin e votimit pasi, siç e potencoi gazetarja, ka pasur ndriçim të mjaftueshëm në disa klasë të kësaj shkolle.

Ndërsa Hana po raportonte për shikuesit e Klan Kosovës, energjia elektrike iku sërish.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco