KQZ ka pranuar 1 mijë e 571 pako me fletëvotime

KQZ ka pranuar 1 mijë e 571 pako me fletëvotime

06:54, 14/11/2021

Procesi i votimit përmes postës për komunat në të cilat mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave ka përfunduar të premten në mesnatë.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi një ditë më parë ka thënë për Telegrafin se kanë pranuar 1,571 pako të supozuara me fletëvotime.

“Gjatë periudhës së votimit përmes postës (29 tetor – 12 nëntor) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 1,571 pako të supozuara me fletëvotime”, deklaroi ai.

Të drejtën për të votuar për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave e kanë vetëm votuesit e komunave në të cilat do të ketë zgjedhje.

Numri i votuesve jashtë Kosovës për secilën komunë ku mbahet raundi i dytë është: Gjakovë (1,089), Gllogoc (175), Gjilan (607), Dragash (1,090), Istog (707), Kaçanik (166), Klinë (437), Fushë Kosovë (135), Kamenicë (442), Obiliq (60), Rahovec (382), Podujevë (337), Prishtinë (666), Prizren (921), Shtime (116), Viti (754), Vushtrri (174), Malishevë (714), Junik (1,054), Mamush (192), Kllokot (10).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco