Ky analist thotë se Arben Vitia është peng i Kurtit

Ky analist thotë se Arben Vitia është peng i Kurtit

16:46, 11/11/2021

Analisti Petrit Zogaj, thotë se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, nuk ka mendim politik. 

Sipas tij, ai nuk e ka fatin e tij politik në duart e veta, pasi është politikan sepse kreu i partisë, Albin Kurti, ka dashur që Vitia të jetë i tillë

Zogaj ka shkruar në Facebook se kur Kurti kishte bërë thirrje të votohet Shpend Ahmeti, në Lëvizjen Vetëvendosje ka ekzistuar frika që Ahmeti do të fuqizohet.

Sipas tij, këtë frikë e ka pasur edhe vetë Kurti.

“Me 2013 dhe 2017, kur Albin Kurti ka bere thirrje qe te votohet Shpend Ahmeti per kryetar te Prishtines, ka qene nje frike ne LV per fuqizimin e Ahmetit. Shume njerez e kane pare si opsion per Kurtin. Edhe Kurti e ka shperfaqe kete frike. Sepse, mbi te gjitha, Ahmeti e ka pase nje lloj figure te ndare nga Kurti”, ka shkruar Zogaj.

Zogaj thotë se një gjë e tillë nuk është edhe në rastin e Arben Vitisë. Sipas tij, Vitia është rob i zënë nga Kurti.

Sipas Zogajt, e vetmja gjë origjinale që e ka Arben Vitia është buzëqeshja përballë Kurtit.

“Dicka qe nuk eshte rasti me Arben Vitine. Beni, sic po e quan Kurti, eshte nje rob i zene i tij. Eshte i marrur peng nga Kurti. E beri minister, qe me pastaj per ta bere kryetar komune (nese mundet). E ben prape minister, nese do ti humbet zgjedhjet. Pra, nuk ka mendim, e aq me pak mendim politik. Nuk e ka fatin e tij politik ne duart e veta. Eshte politikan sepse Kurti ka dashur qe ai te jete i tille. Nuk ka aksion politik qe identifikohet me te. E vetmja gje e Benit, qe eshte dicka origjinale, eshte buzeqeshja e tij perballe Kurtit, perderisa ky flet per “Benin gojembel.” E kam zor me besu qe qytetaret e Prishtines jane te gatshem me e votu nje qytetar te marrur peng per kryetar komune”, ka shkruar Zogaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco