NPL “Kuzhina Qendrore” shpall konkurs për kryeshef ekzekutiv

NPL “Kuzhina Qendrore” shpall konkurs për kryeshef ekzekutiv

14:38, 11/11/2021

Ndërmarrja Publike Lokale “Kuzhina Qendrore” SHA ka shpallur konkurs për pozitën e kryeshefit ekzekutiv.

Ky konkurs është i hapur 30 ditë.

Sipas konkursit të shpallur, të drejtë aplikimi për këtë konkurs kanë të gjithë qytetarët pa dallim.

“Ndërmarrja ofron mundësi të barabarta, inkurajon dhe promovon angazhimin e punëtorëve, pjesëtarë të të gjitha komuniteteve dhe të gjinive të ndryshme”, thuhet në konkursin e shpallur.

Dokumentacioni i kërkuar:

Aplikacioni për punësim (shkarkohet nga web-faqja e Komunës së Prishtinës https://prishtinaonline.com/konkurset .
Deklaratën nën betim të nënshkruar nga kandidati se i plotëson kriteret e pavarësisë sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike (forma shkarkohet nga webfaqja e Komunës së Prishtinës https://prishtinaonline.com/konkurset
Letër motivuese;
Dëshmi mbi shkollimin;
Dëshmi mbi përvojën e punës ;
Kopja dokumentit identifikues;
Kandidati së bashku me aplikacionin duhet të dorëzojnë edhe vërtetimin nga gjykata kompetente se i njëjti nuk është nën hetime – jo më të vjetër se 6 muaj.
-Çdo përgënjeshtrim material – qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca – ose ndryshim materiali nga informatat e dhëna në deklaratën e sipër cekur do të rezultojë në skualifikimin e menjëhershëm.

Informata të përgjithshme:

-Të drejtë aplikimi për këtë konkurs kanë të gjithë qytetarët pa dallim.

-Ndërmarrja ofron mundësi të barabarta, inkurajon dhe promovon angazhimin e punëtorëve, pjesëtarë të të gjitha komuniteteve dhe të gjinive të ndryshme.

Mënyra e Aplikimit:

Kandidati/ja, duhet t`i dorëzoj këto dokumente në formë të skanuar në email: kuzhinaqendrore@gmail.com

Konkursi është i hapur 30 ditë, nga data 11.11.2021 dhe përfundon më datë 10.12.2021 në ora 24:00.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco