Ky është 'Adem Jashari' i Shtimes

Ky është 'Adem Jashari' i Shtimes

14:38, 11/11/2021

Naim Ismaili ka njoftuar se ka përfunduar punimi i shtatores së Komandantit Legjendar, Adem Jasharit, që pritet të vendoset në qendër të Shtimes më 28 nëntor, shkruan Syri.net Kosova.

Ai ka shkruar se kjo madhështore do të jetë një frymëzim i përhershëm që do të na jep forcë të ecim përpara duke kujtuar gjithmonë kontributin e heronjve tanë, bijve dhe bijave më të shtrenjta të Kosovës!

Postimi i plotë:

Sot vizitova shtatoren e përfunduar të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, e cila do të vendoset më 28 Nëntor në qendër të Shtimes. Kjo shtatore madhështore do të jetë një frymëzim i përhershëm që do të na jep forcë të ecim përpara duke kujtuar gjithmonë kontributin e heronjve tanë, bijve dhe bijave më të shtrenjta të Kosovës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco