Ish-presidentja Jahjaga thotë se duhet luftuar për barazi të plotë gjinore

Ish-presidentja Jahjaga thotë se duhet luftuar për barazi të plotë gjinore

14:09, 11/11/2021

Drejtoria e Kulturës së Komunës së Prishtinës, Fondacioni Jahjaga dhe OJQ Artpolis, kanë bërë shpërndarjen e revistës “ZA”  dhe librit “Të gjithë duhet të jemi feminist”, nga autorja Chimamanda Ngozi-Adichie për nxënësit e shkollës “Xhevdet Doda"

Ish-presidentja Atifete Jahjaga para nxënësve të kësaj shkolle tha se feminizmi promovon barazinë gjinore dhe se duhet luftuar për barazi të plotë.

Sipas saj, shoqëria kosovare akoma po ballafaqohet me steriotipe dhe kufizime të shumta.

“Ne sot këtu jemi për ju nxënës, që të diskutojmë për një temë me të cilën duhet diskutuar jo vetëm në ambientet e shkollës, por gjithandej”.

“Feminizmi promovon barazinë gjinore dhe ku aty përfitojnë djemtë e vajzat, duhet reflektuar dhe luftuar për një barazi të plotë. Shoqëria jonë po ballafaqohet akoma me stereotipe dhe kufizime të shumta”, tha Jahjaga.

Drejtori i kësaj shkolle Azem Jaha, tha se duhet të sensibilizuar opinionin e në veçanti nxënësit që të promovohet edhe më shumë barazia.

“Ky takim ka për qëllim që të sensibilizojmë  opinionin dhe në veçanti juve , e që ka të bëjë me të drejtat e njeriut dhe veçanërisht të gjinisë femërore”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco