Analisti tallet pak me intervistën e Kurtit, 'pyetje të bukura, foli bukur'

Analisti tallet pak me intervistën e Kurtit, 'pyetje të bukura, foli bukur'

23:27, 10/11/2021

Analisti Uk Lushi, ka komentuar intervistën e fundit të kryeministrit Albin Kurti të dhënë në njërën nga mediat kosovare.

Lushi, përmes një shkrimi në Facebook, duke ironizuar me Kurtin, tha se ai foli bukur dhe intervistuesi pati pyetjet e  bukura.

Shkrimi i plotë


E pashë intervistën e KM Kurti në ATV. Foli bukur në dimensionin si politikan. Në fund të fundit retorika është armë e politikanëve. 
Edhe intervistuesi bëri pyetje të bukura. 
Megjithatë si profesionist i ekonomisë do të kisha dashur që gazetari ta kishte pyetur Kurtin se nëse rritja ekonomike për 2021 qenka 9.9% në krahasim me 2020 sa është inflacioni për periudhën e njëjtë?
Politikanët mund të flasin shlirë për koncepte politike që nuk mund maten e krahasohen, mirëpo rritja ekonomike REALE dhe inflacioni kur vendosen krah për krah e qesin çdo politikan cullak.
Mbase e panevojshme të përmend faktin që shpesh rritja ekonomike nuk është domosdoshmërisht zhvillim ekonomik, kurse Kosovës dhe ne shqiptarëve na duhet mu zhvillimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco