Hatim Baxhaku i LDK-së në Prizren për VV: Rrena i ka këmbët e shkurtëra

Hatim Baxhaku i LDK-së në Prizren për VV: Rrena i ka këmbët e shkurtëra

22:42, 10/11/2021

Ish kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku ka komentuar në një fotografi të shpërndarë në rrjete sociale ku vihet në pah numri i vogël i qytetarëve që kanë dalë në mbështetje të Albin Kurtit dhe Mytaher Haskukës në Ortakoll në një tubim në mbrëmje në Prizren.

Baxhaku nuk është rezervuar dhe i ka quajtur edhe gënjeshtarë Lëvizjen Vetëvendosje.

“Rrena i ka këmbët e shkurtëra, thotë populli. Bile, shumë u ka zgjatë 7 mua.”, ka shkruar Baxhaku.

 

Prizreni në balotazh do të përballet me një garë të fortë ndërmjet kandidatit të PDK-së, Shaqir Totaj dhe kryetarit aktual të VV-së, Mytaher Haskuka.

Dallimin duket se do ta bëj qëndrimi i LDK-së në këtë raund edhe pse zyrtarisht nuk ka marrë ndonjë qëndrim në mbështetje të ndonjë kandidati.

Por ky koment i Baxhakut, dhe shumë zyrtarëve të degës së LDK-së në Prizren kundër qeverisjes aktuale të Haskukës po flasin për një disponim më të madh në favor të mbështetje së Shaqir Totaj për kryetar të Prizrenit me 14 nëntor.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco