PDK preket thellë nga keqpërdorimi i imazheve të Thaçit e Veselit

PDK preket thellë nga keqpërdorimi i imazheve të Thaçit e Veselit

14:47, 10/11/2021

Partia Demokratike e Kosovë ka reaguar ndaj kundërkandidatit të Ramiz Lladrovcit për komunën e Drenasit, Driton Ajazit, për të cilin thonë se po keqpërdorë imazhet e ish-kryetarëve të PDK-së.

Në një reagim të tyre, PDK thuhet se dënon ashpër këtë veprim të Ajazit, duke e cilësuar ekipën e tij si grupim politik që po përpiqet të mashtrojë qytetarët e Drenasit në zgjedhjet e 14 nëntorit.

”Partia Demokratike e Kosovës dënon ashpër keqpërdorimin e imazheve të ish-Kryetarëve të PDK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, nga ana e një grupimi politik që po përpiqet t’i mashtrojnë qytetarët e Drenasit në këto zgjedhje, duke keqpërdorur emrin dhe figurat e PDK-së. Partia Demokratike e Kosovës fton të gjithë qytetarët e Drenasit, pa dallim, që më 14 nëntor ta ndëshkojnë me votë këtë grupim individësh që synim kryesor e kanë dëmtimin e PDK-së në bastionin e saj tradicional. Partia Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje në Drenas ka vetëm një adresë – numrin 177 dhe kryetarin e Komunës, z. Ramiz Lladrovci”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco