Afër 500 gjoba gjatë 24 orëve të fundit

Afër 500 gjoba gjatë 24 orëve të fundit

10:08, 10/11/2021

Po vazhdojnë aksionet e policies nëpër terren ndaj qytetarëve të cilët nuk po rrespektojnë masat antiCOVID.

Nga këto aksione është shënuar rritje e numrit të gjobave të shqiptuara nga policia.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 448 gjoba antiCOVID.

Ndërkohë përkundër rënies drastike të numrit të viktimave dhe rasteve positive me COVID, po vazhdojnë ende të na shoqërojnë masat të cilat ndodhen në fuqi që nga fillimi I muajit shtator.

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur që ende nuk është caktuar se kur do të rishqyrtohen këto masa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco