Tentim vrasje në Pejë

Tentim vrasje në Pejë

09:25, 09/11/2021

Një person në Pejë ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e tentim vrasjes nga një person tjetër pas zënkës verbale që pati me të. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, njoftohet se viktima është sulmuar fizikisht dhe është dërguar për trajtim, shkruan lajmi.net.

“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me të dyshuarin mashkull kosovar,  është sulmuar fizikisht nga ai. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë, dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është kërkuar në shtëpinë e tij por nuk është hasur. Rasti në hetime nga njësitë relevante”, njoftohet në raport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco