Mbyllet për tri ditë rruga Brezovicë – Qendra e Skijimit

Mbyllet për tri ditë rruga Brezovicë – Qendra e Skijimit

09:21, 20/10/2021

Asfaltimi i segmentit rrugor Brezovicë – Qendra e Skijimit, me gjatësi 4.5 km, ka nisur sot.

Kjo është njoftuar nga ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Sipas kësaj ministrie, ky segment rrugor do jetë i bllokuar për disa ditë.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët se rruga është e pakalueshme deri më datë 23 Tetor, ora 16:00 (E shtunë)”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco