Sipas EXIT POLL, Agim Aliu fiton Ferizajin

Sipas EXIT POLL, Agim Aliu fiton Ferizajin

19:08, 17/10/2021

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës Agim Aliu ka fituar pa balotazh garën për kryetar të komunës, sipas EXIT POLL të Dukagjinit.

Sipas këtij sondazhi që po transmetohet në Kanal10, Agim Aliu ka mbledhur plot 65% përqind të votave, ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbledhur 23.40% përqind të votave.

Ky do të jetë mandati i dytë në krye të komunës së Ferizajit për Agim Aliun i cili është komentuar si një nga kryetarët më të mirë të komunave në Kosovë.

Ndërkohë, PDK ka fituar pa balotazh edhe në qytetin e Mitrovicës. /Lajmi.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco