U akuzua se kërcënoi zyrtarin në qendrën e votimit në Polac, Gani Koci lajmërohet me shoqëri

U akuzua se kërcënoi zyrtarin në qendrën e votimit në Polac, Gani Koci lajmërohet me shoqëri

18:02, 17/10/2021

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci ka përgënjeshtruar se ka qenë i përfshirë në ndonjë incident sot gjatë ditës në fshatin Polac.

Më herët ekipi i kandidatit për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari para disa minutave kanë lëshuar një komunikatë për media duke thënë se Gani Koci ka provokuar një incident me një person në vendvotimin e fshatit Polac dhe se atë e kanë shoqëruar në Polici.

Në një komunikatë për media Lista e Pavarur Bekim Jashari “Ideal për Skenderajn” ka akuzuar ish-deputetin Gani Koci se ka kërcënuar asistentin e qendrës së votimit në Polac, Mentor Koca.

Lexo edhe: https://www.syri.net/syri_kosova/lajme/305214/ekipi-i-bekim-jasharit-thote-se-gani-koci-eshte-shoqeruar-ne-polici/

Por një gjë të tillë e ka mohuar Koci, duke e quajtur rrenë.

Koci ka publikuar një foto me disa persona në një lokal ku shihet duke pirë kafe.

“I shoqëruar me bashkëvendas, shokë, miq e dashamirë, duke pritur rezultatet!
Jo në polici, siç po gënjehet”, ka shkruar Koci.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco