Pamje - Ja si Serbia tregon forcën luftarake me avionë afër kufirit me Kosovën (Video)

Pamje - Ja si Serbia tregon forcën luftarake me avionë afër kufirit me Kosovën (Video)

18:36, 26/09/2021

Është bërë një javë nga bllokimi i rrugëve që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Të dielën, më 26 shtator, dy avionë të ushtrisë së Serbisë janë afruar shumë pranë kufirit me Kosovën, në Jarinjë.

Në pikat ku janë bllokuar rrugët dhe ku po qëndrojnë serbët lokalë, janë duke qëndruar edhe forca të shumta të njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Përderisa në pikat ku janë bllokuar rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak janë duke qëndruar forca të shtuara të Policisë së Kosovës, në anën tjetër të kufirit, në territorin e Serbisë, janë vërejtur pjesëtarët e forcave të sigurisë së Serbisë duke mbikëqyrur situatën. 
Autoritetet serbe kanë thënë se e kanë ngritur nivelin e gatishmërisë së policisë dhe ushtrisë së Serbisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco