Policia njofton se personi i gjinisë mashkullore i raportuar si i zhdukur është gjetur dje.

Policia njofton se personi i gjinisë mashkullore i raportuar si i zhdukur është gjetur dje.

09:35, 19/09/2021

Po vazhdon numri i lartë i raportimeve të dhunës në familje në Kosovë.

Në raportin policor, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje, shkruan lajmi.net.

Fushë Kosova prin me dy raste të dhunës, duke lënë pas Gjilanin, Pejën dhe Gjakovën, në të cilën janë raportuar nga një rast.

Viktimat më të prekura të dhunimit jan[ gjinia femërore.

“Fushë Kosovë 17.09.2021 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në IML për ekzaminim mjekësor”.

“Fushë Kosovë 18.09.2021 – 18:20. Raportohet se pa një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja në mes motrës dhe dy vëllezërve (të mitur) kosovarë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt” .

“Gjilan 18.09.2021 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër K kosovare. Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

“Pejë 18.09.2021 – 21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

“Gjakovë 18.09.2021 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij viktimat kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco