Vendimi i fundit nga ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla nuk po përfillet fare nga platforma shtetërore E-Kosova. Syri.net Kosova sjell detaje
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike me anë të një vendimi ka vazhduar afatin e vlefshmërisë së letërnjoftimit për shtetasit e vendit si dhe afatin e leje qëndrimit për shtetasit e huaj.
“Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike njofton qytetarët se Xhelal Sveçla, ka nënshkruar vendimin ku të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës që iu ka skaduar apo iu skadon afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit, nga pamundësia që të vazhdojnë për shkak të situatës së paraqitur me virusin Covid-19, iu vazhdohet afati i vlefshmërisë deri në shfuqizimin e këtij vendimi”, thuhet në komunikatë.
Por ky vendim nuk po respektohet nga platforma shtetërore E-Kosova e cila përdoret për shërbime të ndryshme, ndër të tjera për ndarjen e termineve për vaksinim kundër Covid-19, shkruan Syri.net Kosova
Ani se vendimi i MPB-së ka daten 14 korrik, në redaksi të Syri.net Kosova ka arritur një ankesë nga një qytetar i cili deklaron se e ka të pamundur të e verifikoj llogarinë e tij në këtë platformë si pasojë e leternjoftimit të skaduar.
Ai deklaron se ka aplikuar për të verifikuar identitetin në këtë platformë, përmes fotografive, por aplikimi i është anuluar.
"I/E nderuar, Ju lutemi, të ngarkoni dokumentin tuaj me afat (meqenëse dokumentit tuaj identifikues i ka skaduar afati), ashtu siç kërkohet në udhëzimet për hapjen e llogarisë. Sinqerisht, Stafi i eKosova" thuhet në njoftimin e stafit të E-Kosova.
Aplikimi i qytetarit sipas dëshmive të dërguara mban datën 21 korrik, disa ditë pas vendimit të MPB-së për zgjatjen e validitetit për letërnjoftimët e skaduar.

Syri.net Kosova, ka provuar të marrë një sqarim nga MPB për këtë çështje, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij artikulli e njejta nuk ka dhënë përgjigje.
© SYRI.net