Joshja e vajzave në Kosovë, nga punonjëse masazhi përfundojnë në skllave të seksit

Joshja e vajzave në Kosovë, nga punonjëse masazhi përfundojnë në skllave të seksit

12:48, 08/07/2021 Nga A.Z

Trafikimi i qenieve njerëzore në Kosovë është krim që është përkeqësuar viteve të fundit, shkruan syri.netKosova.Ky fenomen negativ ka përfshirë gjithë rajonin e ne veçanti kryeqytetin.

Hotelet, lokalet me muzikëlivedhe qendrat e masazheve janë disa nga vendet ku zhvillohet prostitucioni në Kosovë. Së fundmi ndër më të frekuentuarat janë qendrat e masazheve.

Qendra këto të cilat gjenden në objekte banimi dhe pengojnë edhe banorët për rreth.

Qytetarja F.H në një intervistë për Syri.net është shprehur shumë e shqetësuar për masazhet që gjenden në të njëjtin objekt banimi me të.

“Kjo është diçka e tmerrshme, kryhet prostitucion në katin përdhese të banesës ku unë banoj. Të gjithë banorët e lagjes e dinë që këtu bëhen punë të fëlliqura”, u shpreh ajo.

Sipas qytetares, organet e shtetit duhet t’i largojnë këto vende nga objektet e banimit.

“Organet e shtetit duhet të largojnë këto vende nga objektet e banimit. Nëse janë të lejuara le t’i dërgojnë në vende ku nuk i shohin qytetarët”, tha F.H

Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës nga viti 2018  deri në Prill 2021  janë iniciuar  47 raste  për veprat penale tëtrafikimit me njerëz, mundësim apo detyrim në prostitucion, ofrim i lokaleve për prostitucion si dhe janë arrestuar 128 persona të dyshuar që kanë qenë pronar, menaxher apo edhe punëtor të këtyre lokaleve(Sallone Masazhi).

Policia e Kosovës për Syri.netKosova ka thënë se në të gjitha rastet ku ka informacione se zhvillohet veprimtari e kundërligjshme i qaset me profesionalizëm trajtimit  dhe hetimit te  këtyre  rasteve ne bashkëpunim te ngushtë  me prokurorin e shtetit.

Së fundmi PK ka zhvilluar një operacion policor të quajtur “Masazha 2021”, e ku si rezultat janë arrestuar 6 persona.

Image

Gjithashtu policia ka bërë të ditur se deri tek arrestimi i të dyshuarve ka ardhur pas inspektimit të 53 lokaleve, e ku 29 prej tyre janë mbyllur.

Komunikata e plotë:

Image

Në përgjigje drejtuar syri.netKosova, PK ka njoftuar se të gjitha shqetësimet e kësaj natyre i adresojnë tek institucionet përkatëse.

“PK-ja i adreson shqetësimet e kësaj natyre tek institucionet  përkatëse qe kanë kompetence lëshimin e licencave për veprimtarin e  bizneseve  ne ketë rast të  salloneve të  masazheve,  Ministria e Tregtisë Ndërmarrësisë dhe Industrisë  respektivisht ARBK-se”, thuhet nga PK.

Kujtojmë që masazhet e llojit të tillë edhe konkurset për vende pune i kanë mjaftë interesante.

Punëtoreve ju ofrojnë kushte ‘përfekte’ të punës, raport syri.net

Image

Departamenti i shtetit publikoi të enjten raportin mbi trafikun e qënieve njerëzore për vitin 2021. 
Në raport të DASH për Kosovën thuhet se qeveria e Kosovës nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të konsiderueshme për një gjë të tillë. Qeveria demonstroi përpjekje të përgjithshme në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit, duke marrë parasysh ndikimin e pandemisë COVID-19 në kapacitetin e saj antitrafik, ndaj mbeti në nivelin e 2-të, sikurse thuhet në raport. 
Tutje, thuhet se rrjetet kriminale shfrytëzuan viktimat në trafikimin seksual brenda vendit. Shumë viktima të trafikimit seksual në Kosovë janë vajza, megjithëse trafikantët kanë detyruar gjithashtu edhe gra, nga Shqipëria, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe vendet e tjera evropiane per trafik seksual. Gratë dhe vajzat shfrytëzohen për trafik seksual në shtëpi dhe apartamente private, klube nate dhe sallone masazhesh.

Policia ka thënë se nuk e ka ndërmend të ndalet me operacione të ndryshme për eliminimin e këtij problemi.

Krahas kësaj, PK ju bënë thirrje për bashkëpunim me organet e rendit, të gjithë atyre personave që kanë informacione apo janë viktima të çfarëdo forme të këtyre veprave penale,  që të paraqiten në zyrat më të afërta të drejtorisë për hetimin e trafikimit me njerëz që veprojnë në të gjitha rajonet e Kosovës,  të shkruajnë në e-mail adresën antitrafikimi@kosovopolice.com  ose përmes linjës ndihmëse pa pagesë: 0800 11 112 & 192.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco