Pjesëtari i FSK-së nervozohet pasi i abortoi gruaja, tregon muskujt në QKUK

Pjesëtari i FSK-së nervozohet pasi i abortoi gruaja, tregon muskujt në QKUK

08:31, 11/06/2021

Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka dëmtuar dje derën e një dhome të pacientëve në QKUK

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë në Prishtinë njoftojnë se rastin në Polici e ka denoncuar punëtori i sigurimit të këtij institucioni shëndetësor.

Sipas këtyre burimeve, pjesëtari i FSK-së, pas abortimit të bashkëshortes së tij, në shenjë pakënaqësie ka dëmtuar derën e dhomës dhe mbajtësen e dezinfektuesit.

Lidhur me këtë ngjarje, të njëjtat burime bëjnë me dije se pjesëtari i FSK-së është intervistuar dhe është hapur rasti ndaj tij si “dëmtim prone”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco