Militanti i VV-së i ashpër me Qeverinë Kurti: Shpjegoni se pse e lejuat meshën

Militanti i VV-së i ashpër me Qeverinë Kurti: Shpjegoni se pse e lejuat meshën

15:38, 10/06/2021

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, është treguar i ashpër me Qeverinë Kurti, në lidhje me meshën e mbajtur sot në kishën ortodokse në oborrin e Universitetit të Prishtinës.


Peshkopi Teodosije i Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit ka mbajtur liturgji në Kishën e braktisur në oborrin e UP’së për herë të parë prej vitit 1998.

 

Lidhur me këtë ka reaguar, Rron Gjinovci, me anë të një shkrimi në Facebook, duke u treguar i ashpër dhe kritikues me Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

 
 

Ai ka thënë se nëse Qeveria thotë që nuk kanë qenë në dijeni, atëherë qytetarët nuk qenkan të sigurt.

“Për meshën e sotme në të ashtuquajturën kishë ortodokse në Prishtinë, nëse qeveria thotë s’e kena ditë, atëherë na s’kokëm t’sigurtë se ktyne para hunve po ju kalojkan keqbërësit, nëse e kanë ditë e i kanë lonë, atëherë le ta përgatisin lirisht ni shpjegim t’gjatë, i cili s’di çfarë justifikimi munët me përmbajtë”, ka shkruar Gjinovci.

Kujtojmë që në fund të vitit 1992 nisi ndërtimi i objektit të Kishës Ortodokse Serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Nga ky institucion i lartë shkollor ishin dëbuar shqiptarët, sikurse edhe nga të gjitha institucionet tjera në Kosovë. Për këtë arsye serbët që mbanin pushtetin absolut nuk e patën të vështirë t`i marrin tokën universitetit për të ndërtuar kishën.

Madje në ceremoninë e gurthemelit merrte pjesë edhe krimineli nga luftërat e Ish-Jugosllavisë, Arkan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco