Haradinaj kërkon shkarkimin e ministrave Aliu, Haxhiu e Sveçla: Po bashkëpunojnë me Nexhat Krasniqin

Haradinaj kërkon shkarkimin e ministrave Aliu, Haxhiu e Sveçla: Po bashkëpunojnë me Nexhat Krasniqin

23:30, 03/06/2021

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar shkarkimin e tre ministrave të kabinetit Kurti, pasi që sipas tij ata po bashkëpunojnë me një njeri që dikur e kanë akuzuar për korrupsion.

Ai tha se ministrat Liburn Aliu, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Svecla duhet të shkarkohen pasi po bashkëpunojnë me Nexhat Krasniqin, shef i prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës i njohur ndryshe edhe si “Baba i Tenderëve.

“Në atë ministri është kasaphane me korrupsion. Liburn Aliu e ka aty njeriun për të cilin më ka akuzuar mua se ëshët hajn, ai e ka shef të prokurimit. Kjo është e vërteta. Nëse po rrej shkoni pyetni në Ministri, e atje e atje. Ai është që i nënshkrun qito të Durmishi, që thojke Durmishi i kena ndërru. Unë besoj që populli jonë, kur t’i thuj dikujt 20 vjet ai beson se është qashtu. Na thojmë kur e lëshon një rrenë në fillim të pazarit në fund të pazarit i beson edhe vet”, tha Haradinaj në Pressing të T7.

Ai thotë se është habitur dhe nuk ka mundur ta besoj kur e ka lexuar në media se Nexhat Krasniqi është bashkëpunëtor i ministrit Aliu.

“Shumë sene po sqarohen shumë shpejt. Unë nuk kam mujt me besu kur e kam lexu në një portal që ai Nexhati qashtu, qishtu… Nuk mujsha me besi që Liburni, Albulena që shet mend, ligj drejtësi e vetting, Xhelal Svecla që shet mend për ligj, që unë ndali kriminel, më kanë marrë në pyetje. Tash ata e kanë bashkëpunëtor këtë. Ose pse nuk ma japin një spiegim e me dalë në foltore me thënë ‘jo jemi kanë gabim, ky ish njeri i mirë’. Në rregull. A e shihni heshtjen. Në këtë situatë në një vend normal këta tre ministra ish dashtë me shku në shpi, jo më cu atë po vet ish dashtë me shku në shpi se shihet para popullit cka kanë thënë atëherë, një parlament kanë diskutu oër të. Unë nuk e njoh, por ata le të dalin të kërkojnë falje për atë çka kanë thënë ose të na tregojnë tash cka po ndodhë.”, shtoi Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco