Lëndohen dy persona nga një aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë

Lëndohen dy persona nga një aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë

21:58, 03/06/2021

Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se në aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:10 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku është përfshirë një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetëaksidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco