Haradinaj flet si iu vra vëllau në mënyrë misterioze, po thotë kurrë s'kemi bërë me gisht

Haradinaj flet si iu vra vëllau në mënyrë misterioze, po thotë kurrë s'kemi bërë me gisht

21:50, 03/06/2021

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ushtarët e UÇK-së bënë sakrificë të madhe në momentin kur kapën pushkën dhe luftuan kundër Serbisë. 

Ai ka kërkuar që të ndalen sulmet ndaj Ushtrisë Çlirimtare dhe akuzat ndaj tyre, ndonëse ka shtuar se askush nuk mund ta njollosë luftën e drejtë të shqiptarëve.  

Ai thtoë se ka shumë ushtarë të UÇK-së të vrarë pas lufte, madje njëri nga ta edhe vëllai i tij, por që kurrë ish-ushtarët nuk kanë bërë me gisht nga askush.  

“Shiko. Mua mu kanë vrarë shumë ushtarë pas lufte. Kurrë nuk kam akuzuar askënd. Kemi ushtarë shumë të zotë të vrarë. Njëri prej tyre është vëllai im. Nuk kemi bërë me gisht ky apo ai. Kemi bërë kujdes pasi e kemi kuptuar se qëllimi ia tyre që na kanë pushtuar për 100 vjet është të na mbajnë të dobësuar. Nëse e merrni listën e ushtarëve të vrarë pas lufte në mënyrë misterioze e shihni se ka njerëz edhe që nuk kanë qenë në politikë fare. E keni Avni Elezajn. Ai e vrau Shali Purin. E kemi Mahir Lajcin. Kush i vrau këta djemë të mirë që i kishte shqiptaria. Kishte familje që janë vrarë mes vete. Vëllavrasje mes shqiptarëve. Duhet të ndalen këto. Por UÇK-në nuk mund ta dëmtojë askush. Pasi këta djemë i dolën përpara Millosheviqit. Me ato që kishim. A e dini çfarë sakrifice bëmë kundër një aparature shtetërore disa herë më të madhe. Këta që po flasin për UÇK-në mos të harrojnë se prapa kësaj vlere qëndron diçka e madhe. Populli është i lidhur me shumë persona që kanë qenë në UÇK. Kanë familjarë veteranë, dëshmorë apo ushtarë”, ka thënë Haradinaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco