Dështon zgjedhja e gjyqtarit të Kushtetueses: Asnjë kandidat nuk merr votat e mjaftueshme

Dështon zgjedhja e gjyqtarit të Kushtetueses: Asnjë kandidat nuk merr votat e mjaftueshme

21:03, 03/06/2021

Ka dështuar seanca plenare për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, pasi asnjëri nga kandidatët nuk mori votat e duhura.

Votimi për gjyqtarin e Kushtetueses shkoi në tri raunde, por asnjëri nga kandidatët nuk morën votat e duhura.

Në raundin e tretë Vigan Qorolli dhe Haxhi Xhemajli ishin kandidatët e mbetur.

Vigan Qorolli mori 49 vota ndërsa Haxhi Xhemajli 38.

Kjo konfirmoi edhe dështimin e zgjedhjes së gjyqtarit, derisa seanca e radhës për zgjedhjen do mbahet nesër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco