PDK: Mos mbështetja e LVV-së për rezolutën për arsim është për keqardhje

PDK: Mos mbështetja e LVV-së për rezolutën për arsim është për keqardhje

20:52, 03/06/2021

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra e ka vlerësuar për keqardhje mosmiratimin e rezolutës për arsimin në Kuvendin e Kosovës, të propozuar nga partia e saj.

Ajo në një konferencë për media tha se Qeveria Kurti solli sistemin arsimor drejt dështimit të plotë gjatë pandemisë Covid 19.

Deliu: Vendimet e Qeverisë Kurti e sollën sistemin arsimor drejt dështimit të plotë

"Shkollat dhe komunat u braktisën nga kjo Qeveri dhe vendimet e Qeverisë Kurti e sollën sistemin arsimor drejt dështimit të plotë sepse nga njëra anë kjo qeveri e refuzoi vaksinimin e mësimdhënësve të cilën e ofroi si mundësi Shqipëria. Por nga ana tjetër deri tani nuk ka vaksinuar asnjë mësimdhënës. Dhe më e keqja është se kjo qeveri ende nuk ka asnjë plan për vaksinimin e mësimdhënësve gjatë muajve të verës, çka rrezikojmë të kemi edhe një vit të ri mësimor të dështuar”, tha ajo.

Duke premtuar mbështetje për mësimdhënësit dhe nxënësit, ajo tha se është për keqardhje mos mbështetja e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj rezolutës për arsim.

Deliu: Mos mbështetja e LVV-së për rezolutën për arsim është për keqardhje

“Pas debatit disa orësh në Kuvend, ne sot propozuam që kjo qeveri t'i japë fund nëpërkëmbjes së nxënësve dhe mësimdhënësve dhe në këtë mënyrë të mbështesë konkretisht, financiarisht mësimdhënësit në shumë prej 100 euro në muaj për muajt prill, maj dhe qershor... Por këto propozime të PDK-së të dakorduara me LDK-në dhe AAK-në nuk u mbështetën nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje dhe kjo është për keqardhje ", ka thënë ajo.

Deliu Kodra ka theksuar se PDK nuk do t'i ndalë përpjekjet dhe angazhimin për t’i mbështetur nxënësit dhe mësimdhënësit kosovarë edhe në aspektin e përmirësimit të cilësisë së arsimit por edhe në përmirësimin e kushteve të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco