Haradinaj: Kurti ka rikthyer prioritet dialogun sepse shpejt do ta harxhon buxhetin me bileta në Bruksel

Haradinaj: Kurti ka rikthyer prioritet dialogun sepse shpejt do ta harxhon buxhetin me bileta në Bruksel

20:48, 03/06/2021

Kandidati për kryetar të Prishtinës në radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se, Kurtit, dialogu Kosovë-Serbi i është rikthyer në prioritet nga ajo që ai 20 vite ka thënë se nuk shkoj në dialog pa kërku falje Serbia.

“Kurti e ka shumicën e ka përgjegjësin dhe në bazë të asaj që ka prolongu tash e 20 vjet, se nuk është prioritet dialogu, nuk shkoj pa kërku falje Serbia, do ta padisim për gjenocid, pa u zgjedh fati i të pagjeturëve, tash po shihet që nuk është pika e gjashtë, pika e katërt por u rikthy në top prioritet sepse shumë shpejt e harxhojnë buxhetin me bileta në Bruksel”, tha Haradinaj.

Ai tutje tregoi pozicionimit e AAK-së në lidhje me dialogun.

“Por megjithatë marrëveshja Serbi-Kosovë, të gjithë jemi të interesuar ta mbyllim këtë kapitull por jemi të pozicionuar shumë qartë se cdo cenim e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nuk do ta ketë përkrahjen e AAK-së”, tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco