'Thaçi rikthehet së shpejti si president', ish-këshilltari poston videon

'Thaçi rikthehet së shpejti si president', ish-këshilltari poston videon

14:44, 24/05/2021

Ish këshilltari i Hashim Thaçit ka uruar ish-shefin e tij për ditën e presidentit.

Artan Behrami ka thënë se Thaçi do të rikthehet së shpejti si president i lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.

“ Shumë shpejt do të dalim nga kjo derë për t’u rikthyer sërish si President i lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Gëzuar Dita e Presidentit!” – shkruan Behrami në Facebook.

Kujtojmë se sot Presidentja, Osmani ka mbledhur gjithë presidentët e Kosovës ndërvite duke shënuar kështu një mori aktivitetesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco