Kuvendi u mblodh për të vijuar punimet duke tentuar të fshehin kokën si strucat për të vijuar seancën sikur ska ndodhur asgjë, as protestat që vijojnë prej 19 ditësh dhe as rezoluta e Parlamentit Europian, që ishte një shuplakë për qeverisjen e Ramës.
‘Nuk jemi në protestë të marrim fjalën pa rend. Edhe atje ka një rend’ tha Peleshi.
Por kjo strategji u ndalua nga deputetët e PD-së të cilët kërkojnë ndryshimin e rendit të ditës për të diksutuar në parlament, kërkesat e qytetarëve që prej ditësh po protestojnë duke, kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.
Deputetët e PD-së po mbajnë të bllokuar foltoren.
“Jepi fjalën opozitës” thanë deputetët e PD-së
Kjo situatë bëri që Peleshi të mbyllë seancën për një tjetër pushim.
Lideri I opzoitës Sali Berisha deklaroi më parë se kuvendi duhet të ketë në agjendë vetëm protestat e qytetarëve kundër dikaturës autoritare të Ramës.
© SYRI.net