SYRI TV/ Zvërneci dhe Balluku, flet komisionerja Kos: Të zbatohet legjislacioni i BE për mjedisin

12:24, 15/06/2026

Komisionerja për Zgjerim Marta Kos  e pyetur për zhvillimet në Zvërnces ka kërkuar nga qeveria shqiptare dhënien e garancisë  se do të zbatojë të gjithë legjislacionin evropian në fushën e mbrojtjes të mjedisit dhe sigurisht, edhe të specieve sepse atje bëhet fjalë edhe për mbrojtjen e zogjve.

Ajo u pyet dhe për bllokimin e Ibar dhe çështjen Balluku, që e cilësoi si një gjë jo të mirë faktin që numri 2 i qeverisë u hetua për korrupsion. Kos paralajmëroi Tiranënë Zyrtare  se zbatimi i kapitujve që lidhen me luftën ndaj korrupsionit dhe krimit  është vendimtar në procesin e integrimit.  

SYRI TV

Marta Kos Komisionerja për Zgjerim në Bashkimin Evropian, duke folu për çështjne e Zvërnecit,  ka theksuar se qeveria shqiptare duhet të japë garanci se do të zbatojë të gjithë legjislacionin evropian në fushën e mbrojtjes të mjedisit dhe sigurisht, edhe të specieve sepse atje bëhet fjalë edhe për mbrojtjen e zogjve.

Duke folur në Komitetin për çështjet Evropiane në Parlamentin e Irlandës, ajo tha Kapitulli 27 për mjedisin është shumë i rëndësishëm në procesin e integrimit.

 “Kapitulli 27 për mjedisin është shumë i rëndësishëm. Shqipëria deri tani, ka ndjekur rregullat, ka bërë shumë për të mbrojtur natyrën. Në këtë rast, ne tani jemi në kontakt me Ministrin e tyre të Mjedisit. Ai premtoi se do të marrim të gjithë informacionin.

Për momentin ajo që shohim është se ka kaq shumë fakte që qarkullojnë. Mendoj se së pari, duhet t'i shohim faktet dhe pastaj të reagojmë rreth tyre. Ne duhet që të kemi garanci nga qeveria e Shqipërisë se ata do të zbatojnë të gjithë legjislacionin evropian në fushën e mbrojtjes të mjedisit dhe sigurisht, edhe të specieve sepse atje bëhet fjalë edhe për mbrojtjen e zogjve”

Ndërkohë ajo y pyet dhe për çështjen Balluku dhe raportin e Ibar, ku thekseoi se ështe keq fakti që një zv Kryeministre po hetohet për korrupsion.  Duke pranuar se vendet Beneluksit ishin kunder raportit të Ibar për shkak të problemeve në Shqipëri me zbatimin e Ligjit ajo pohoi se Ne thjesht ju thamë atyre, se duke e miratuar atë raport po shprehim besim në përparimin e Shqipërisë në këtë fushë.  

Ndërkohë Marta Kos i kujtoi Tiranës Zyrtare se zbatiimi i kapitujve është vendimtar në procesin e integrimit.  

“Mund të themi, në rregull, është keq që një Zëvendëskryeministre është nën dyshimet për korrupsion. Nga ana tjetër, mund të themi se kjo agjenci kundër korrupsionit po funksionon.  Domethënë, ky proces nuk ka të bëjë thjesht me plotësim në teori të kushteve.

Kjo është arsyeja pse, përsëri, procesi është kaq i gjatë. Ne morëm parasysh shqetësimet e disa shteteve anëtare, ato te Beneluksit dhe Gjermanisë në lidhje me standardet për sundimin e ligjit në Shqipëri i njohur ndryshe si raporti IBAR.  

Ne thjesht ju thamë atyre, se duke e miratuar atë raport po shprehim besim në përparimin e Shqipërisë në këtë fushë, por sapo të nisim mbylljen e kapitujve, do të hyjmë në pjesën më serioze të procesit. Ne i mbyllim kapitujt përkohësisht dhe vëzhgojmë nëse do të ketë një kthim prapa në atë që shtetet kandidate keni bërë  me zbatimin e ligjit”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco