Një numër i vogël i qytetarëve marshojnë në shenjë solidarizimi me popullin hebre

Një numër i vogël i qytetarëve marshojnë në shenjë solidarizimi me popullin hebre

14:17, 21/05/2021

Në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, kanë marshuar një numër i vogël i qytetarëve të Kosovës për t’u solidarizuar me popullin hebre në konfliktin Palestinë-Izrael.

Në Kosovë ka pasur reagime të shumta për këtë konflikt, madje për edhe janë organizuar marshime.

Po ashtu edhe Ministria e Jashtme e Kosovës kishte reaguar duke thënë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet.

Së fundmi, përleshjet ndërmjet forcave izraelite dhe palestinezëve nisën mbrëmjen e 7 majit. Mbi 220 persona, shumica palestinezë, u lënduan, pasi policia izraelite hyri në xhaminë Al-Aksa pasi thanë se palestinezët kishin hedhur në drejtim të tyre gurë dhe fishekzjarrë.

Izraeli e konsideron gjithë Jerusalemin si territor të vetin dhe si kryeqytet të pandashëm, derisa palestinezët kërkojnë që pjesa lindore të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre në të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco