Vuçiq paralajmëron çudira për Kosovën

Vuçiq paralajmëron çudira për Kosovën

14:12, 21/05/2021

Presidenti i Serbisë, Vuçiq ka deklaruar sot gjatë vizitës së rikonstruktimit të objektit hotelierik “Terme 36.6” në Priboj se ekonomia e Serbisë po ec mirë, por ka edhe do ketë shumë probleme edhe presione për shkak të Kosovës, shkruan “Kosovo-online”

Këto komente ai i bëri në takimet që po zhvillon gjatë ditës së sotme me qytetarët në qytetet e Prijepoles edhe Pribojit, ku po viziton edhe objekte e ndërmarrje por edhe projekte të cilat realizohen në këto qytete.

Përveç çështjes së Kosovës, sipas tij, çdo gjë tjetër në Serbisë po shkon mbarë e mirë, por atë po e shqetëson çështja e Kosovës.

"Ka shumë probleme politike edhe presione në Serbinë për shkak të Kosovës. Frikësohem se do nisin me çudira të ndryshme, por ne do të luftojmë dhe dorëzimi nuk është opsion", tha Vuçiq.

Ai ka shtuar se në përgjithësi ekonomia po zhvillohet e përparon mirë, pensionistët do të kenë pensione, por do të ketë edhe vende më të shumta pune.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco