Kurti thyen heshtjen, flet për shkarkimin e ambasadorëve

Kurti thyen heshtjen, flet për shkarkimin e ambasadorëve

13:31, 21/05/2021

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është deklaruar pas shkarkimit të ambasadorëve nga ministrja e Jashtme Donika Gërvalla.

Ai i ka quajtur ambasadorë politik të liruarit.

"Si kryeministër i Republikës së Kosovës jam pajtuar me propozimin e Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, për lirimin e ambasadorëve të caktuar me çelës politik", tha Albin Kurti.

Sipas tij ky propozim i zëvendëskryeministres Gërvalla, i dekretuar nga Presidentja, Vjosa Osmani, është hapi i parë në reformën e domosdoshme në Shërbimin e Jashtëm dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme e Diasporës. 

Ai shtoi se këtë reformë e kanë nisur edhe gjatë Qeverisë së parë të pranverës 2020 dhe e kanë paralajmëruar në zotimet tona elektorale dhe programin tonë qeverisës. 

"Ambasadorët e liruar kanë dhënë kontributin e tyre për vendin, për çka i falënderojmë. Por, qeverisjet e kaluara kanë mbingarkuar Shërbimin e Jashtëm me diplomatë politikë, duke e kaluar kështu kuotën e paraparë ligjore. Prandaj, ky hap është hap i duhur drejt kthimit të ligjshmërisë në këtë dikaster", tha Kurti.

Kreu i Qeverisë shtoi se në koordinim me Zëvendëskryeministren Gërvalla, Presidenten Osmani dhe Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, pa humbur kohë do t'i fillojmë procedurat për dërgimin e diplomatëve në misionet tona diplomatike, ku numrin dukshëm më të madh do ta përbëjnë diplomatët e karrierës.

"Ligjshmëria, reformat strukturore dhe vendosja e mekanizmave të profesionalizmit dhe meritokracisë janë shtyllat mbi të cilat qeverisja jonë do ta ndërtojë përfaqësimin dinjitoz të Republikës sonë në arenën ndërkombëtare", përfudnoi Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco