15 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Gjilanit

15 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Gjilanit

10:47, 21/05/2021

Në qytetin e Gjilanit aktualisht janë duke u trajtuar 15 pacientë të infektuar me koronavirus. Gjendja e tyre, sipas nënkryetarit të Komunës, Arbër Ismajlit, është stabile.

Në përgjithësi, në Gjilan që nga fillimi i pandemisë, 6401 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 6215 janë shëruar, 146 kanë vdekur dhe janë kryer 21191 testime. Aktualisht janë 40 raste aktive dhe 71 mostra në pritje të rezultatit.

Kjo është bërë e ditur në takimin e komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19, në Gjilan./Front Online

Postimi i plotë:

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, ka mbajtur sot takimin e radhës të udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli, për vlerësimin e situatës për këtë javë.
Nënkryetari Ismajli i ka falënderuar anëtarët e Komitetit për angazhimin e jashtëzakonshëm në këtë proces, sikurse edhe punëtorët shëndetësorë, të cilët tash e 15 muaj janë në luftë me të panjohurën.
Ismajli bëri të ditur se aktualisht po trajtohen 15 pacientë në Spitalin e Përgjithshëm dhe fatmirësisht gjendja e tyre është stabile.
Në emër të Komitetit, Ismajli ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat deri në vaksinimin e plotë të popullatës.
Ndryshe, pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 21191 mostra, 6401 kanë rezultuar pozitivë, 6215 janë shëruar, 146 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 40 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 15 persona, dhe 71 mostra në pritje për rezultat.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco