Tromp alarmon Serbinë: Do ta ndihmoj Kosovën nëse kërkojnë ndihmë për padi kundër Serbisë

Tromp alarmon Serbinë: Do ta ndihmoj Kosovën nëse kërkojnë ndihmë për padi kundër Serbisë

10:41, 21/05/2021

Gazeta serbe “Informer” shkruan: a ka fund çmenduria nga Haga, padia e Kosovës për gjenocid megjithatë është e mundshme, ndihmë Kosovës i ofron ndihmësja e prokurorit Najs, Nevenka Tromp, që shprehet se padia është e mundshme, por vështirë e dëshmuar.

Në lajm thuhet se sipas Tromp, pasi Haga nuk ka hulumtuar Millosheviqin rreth veprave dhe asaj që ka ndodhur në Kosovë, ajo është e gatshme të ndihmojë nëse i kërkohet nga Prishtina.

Tromp tha se “gjenocidi” është kualifikuar si vepër penale dhe Haga nuk është marr me krimin e kryer në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. “Kjo nuk do të thotë se nuk ka fakte të mjaftueshme dhe indikacione se ka ndodhur gjenocidi. Ajo çfarë ka ndodhë janë krimet e kryera në Kosovë për herë të parë janë vendosur në akuzën ndaj Millosheviqit në maj 1999, pra mes luftës dhe intervenimit ushtarak të NATO-së ndaj forcave serbe”, tha ajo.

Tromp dyshon se qeveria ka synim serioz padinë, duke shtuar se është e mundshme padia edhe pse Kosova nuk është pjesë e OKB-së.

“Mundet një vend i tretë të ndihmoj Kosovën për padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, por qeveria duhet tregoj seriozitet dhe të kërkojë ndihmë” tha Trom duke shpreh gatishmërinë për ndihmë,

Lidhur me këtë avokati serb Toma Fila tha se këtë e sheh si synim i përdorimit të informatave nga proceset e Hagës dhe të bëhen pazare me to.

“Ky është Pazar, ata kanë mbetur pa paga të larta dhe tash kërkojnë pazare. Xhefri Najs i ofroj ndihmë Kosovës, por nuk arritën të pajtohen për kompensimin . Ish-zëdhënësja e Gjykatës së Hagës Florens Artman të gjitha dokumentet i botoi në libër dhe u dënua nga Haga. Të gjithë duan të bëjnë pazare dhe atë që kanë mësuar duan ta shfrytëzojnë për përfitime personale” tha Fila.

Ai mendon se nga kjo ndihmë nuk mund të ketë asgjë, “Gjasat e padisë së Kosovës ndaj Serbisë janë të pakta. Një krahinë të padis shtetin, kjo është e pamundur. Nuk mund të ketë asgjë nga padia. Kjo i shërben Kosovës për përdorim të brendshëm, ndërsa aktorëve në Hagë për përfitime”, tha Fila.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco