Disa persona hyjnë në një lokal në Mitrovicë rrahin pronarin dhe dy punëtorët

Disa persona hyjnë në një lokal në Mitrovicë rrahin pronarin dhe dy punëtorët

09:24, 21/05/2021

Tre persona kanë marr lëndime trupore, pasi disa persona të maskuar kanë hyrë të enjten mbrëma rreth orës 21:00 në një lokal në Mitrovicë saktësisht në rrugën “Lah Nimani”, duke rrahur pronarin e lokalit si dhe dy punëtorët e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

Sipas tij, tre personat e lënduar janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

“Mbrëmë rreth orës 21:00, ka ndodhur një rrahje në progres në rrugën ‘Lah Nimani’. Njësitë janë përgjigjur thirrjes dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Rrahja ka ndodhur mes disa personave të cilët kanë sulmuar pronarin e lokalit dhe dy punonjës aty. Tre persona janë të lënduar”, ka thënë Prekazi.

Zëdhënësi Prekazi tha se personat sipas dëshmitarëve të rastit kanë qenë të maskuar dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Kur njësitë kanë arrit në vendin e ngjarjes personat janë larguar në drejtim të panjohur. Sipas disa dëshmitarëve personat ishin të maskuar”, ka thënë ndër të tjera për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco