Lajmërohet Çun Lajçi nga spitali: Ka disa fjalë për Ramushin

Lajmërohet Çun Lajçi nga spitali: Ka disa fjalë për Ramushin

09:23, 21/05/2021

Aktori Çun Lajçi ka reaguar pas deklaratës së liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili dje nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, e pyeti kryeministrin Albin Kurti që mos është rekrutuar nga Serbia.

Lajçi përmes një postimi në Facebook, nga spitali ku po qëndron për shërim, thotë se, Haradinaj bërtiti gati si gjeneral.

Lajçi tutje shkruan edhe për deklaratën e Enver Hoxhajt, i cili mbrëm iu drejtua Kurtit se pa Thaçin nuk mundet me mbijetu politikisht.

Lajçi i quan naive deklaratat e Haradinajt, për të cilin shkruan se nuk mbeti te ushtarët ku e kishte vendin, por u fut si grejzi në koshere të bletëve.

Reagimi i plotë:

Ripostim

Lakuriqit kryetëposhtë e strucit bythëpërpjetë s’ke pse u flet!

Po shkruej përrallë, e përrallë s’asht, që t’bindeni se kohët përseritën, e njerëzit ndrrojnë, por mençuria s’vjen nga dija e bleme me pare, as nga forca, por nga dhuntia e përvoja!

Dhe

Krejt kjo nga fjalët ma naive të nji gjenerali n’Parlament, (që s’mbet të ushtarët ku e kishte vendin, po u fut si grejzi n’koshere bletësh):

Kallxo Albin për kend punon?

 Po!

Njisoj si ata djemtë sokola pa krah, që i thojshin babës vet të oxhaku, për filanin, që hija e tij u pengonte sokakut!

- S’durohet ky kapadaia more tue ladrua pullalinë! S’durohet pluhni i kalit as natën gacat e nallçeve! Po don me na i qorrua sytë!

Hingllimë e vrap e bishtin kular mbi shpinë!

Por plaku s’fliste.

Mustaqeve u bante tym e rrallë kollitej. Donte e s’u thoshte, a po iu pengon kali a filani!

Kur iu ba boll foli!

Djemë! Nesër po shkoj n’Peshterë. Po e blejë nji vranç t’zi, ma t’shpejtë se pullalinë. Veç shtrëngoni bythët e mos lehni ma!

Aty u mëshel muhabeti, por u çel të Albini!

Pushtetarët Albinin me kafe t’mengjezit e pinë! Me Albinin e hanë drekën. Albinin për darkë e çkyejnë me mish edhi e gjithë natën vuejnë për oksigjen!

- Shumë je tue çue pluhun! N’Evropë je tue folë për neve zi e terr!

Sytë po na dhamin me t’kqyrë.

Për kend punon? Fol? Bërtiti  Ramushi n’foltore, gati si gjeneral!

Mos t’rekrutoi Serbia n’burg e je ba i tyne? Kallxo?

Unë, kur e ndëgjova, n’heshtje dyshova. Mos Demaçi paska qenë i tyne si ky Albini!?

Po, se Goli Otok i thojshin, det e gurë!

Ndoshta edhe Aliu, edhe Hydajeti, edhe Novosella, edhe ... jo gjeneralat jo!

Por kur Enveri si gjeli këceu e tha: Ti pa Thaçin s’mundësh me i ra n’fund kësaj pune, kryet e kapa:

Oh sikur t’ishte ai plaku gjallë bre, e m’ua ble nga nji kalë me shalë e me iu thanë:

Hipni, veç shala don bythë e kali zemër, more sokola pa krah!

Por, lakuriqit me krye të poshtë e strucit me bythë përpjetë, s’ke pse u folë!

Pulmo, 21.05.2021

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco