Sllovenia mohon se do ofrojë garancë për lirim me kusht të Thaçit dhe të tjerëve

Sllovenia mohon se do ofrojë garancë për lirim me kusht të Thaçit dhe të tjerëve

16:57, 07/05/2021

Ditë më parë, Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mohoi zërat se është ofruar për të garantuar për lirimin me kusht nga Haga të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të akuzuarve tjerë tjerëve duke thënë se e ka të pamundur ta bëj një gjë të tillë. Krahas Kroacisë, Sllovenia ishte vendi tjetër i përfolur në media se mund të ofrojë garanci për Thaçin dhe të tjerët.

Por, Qeveria sllovene në një përgjigje thotë se nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë çështje.

Të pyetur nëse Sllovenia ka ofruar garanci tek Dhomat e Specializuara të Kosovës për lirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve, ish-republika jugosllave ka qenë e shkurtër në përgjigje.

“Asnjë ministër kompetent apo ndonjë trup tjetër qeveritar nuk ka informacione rreth çështjes në fjalë”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Sllovenisë për Reporteri.net.

Kujtojmë që këtë javë Presidenti i Kroacisë ishte deklaruar rreth çështjes së mbrojtjes në liri të Thaçit dhe të tjerëve.

Në një përgjigje për Reporteri.net, Presidenca kroate kishte mohuar zërat se është e gatshme të ofrojë garanci për ish-krerët e UÇK-së.

“Kjo është e pamundur, nuk mund të jap garanci të tilla, nuk kam kompetenca të tilla”, thuhej në përgjigjen e Presidencës kroate.

Edhe Qeveria e Kosovës është deklaruar për këtë temë.

Në një përgjigje për Reporteri.net, Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk mund të ofrojnë garanci për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së.

Edhe Presidenca e Kosovës ka reaguar rreth kësaj çështje duke sqaruar se nuk mund të ofroj garanci për Thaçin e të tjerët.

Në një vendim të Dhomës së Apelit të Speciales është lënë mundësia që një shtet i tretë të ofroj garanci për mbrojtje në liri për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco